Tonight Ilva Tare “Alternativa Duma për Durrësin”
02.06.2015 6:25
Përditesuar: 02/06/2015, 6:26

Kandidatja e Partisë Demokratike në Durrës  prezantoi në  emisionin Tonight Ilva Tare të 1 qershorit programin elektoral.

Punësimi, mirëadministrimi i qytetit dhe ulja e barrës fiskale, janë shtyllat e programit elektoral të Grida Dumës, mbi të cilin, shpreson të fitojë bashkinë e Durrësit.

E ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, kandidatia e Partisë Demokratike ka treguar projektin, që sipas saj, do të shndërrojë qytetin pas katër vitesh..

Grida Duma: Programi im është Durrësi 2020, qoftë dhe për faktin se mandati kryebashkiakut përfundon më 2019, por kjo e konceptuar në faktin se kryetari që do të vijë pas Grida Dumës duhet të gjejë një Durrës më të mirë e të flasë për projekte më të mira dhe për vazhdimësinë e tyre.

Ilva Tare: Ju nuk do të konkuroni për një mandatë të dytë?

Grida Duma: Unë besoj fortë se rotacionet janë vlerë e demokracisë. Nëse do të kem të gjithë moralin për t’u shfaqur qytetarëve me sukses, do e mendoj. Por unë nuk mund ta kuptoj dot se si mund tu shfaqesh qyetetarëve, nëse e vendos vetën në pozicionin e kundërsharit, nuk arrij të kuptoj dot se në çfarë mënyrë arrin t’u shfaqet qytetarëve për t’u kërkuar votën. Ndoshta për këtë, kundërshtari im del natën e nuk shfaqet ditën.

Ky është një mandat i cili do të jetë një rrugëtim  i mirë për të na çuar drejt një mandatit tjetër, në kuptimin e veprave të mira që do të ofrojë.

Duma: Me hartën e re territoriale Durrësi është 10-fishuar

Në programin tim janë tre dimesione të rëndësishme. Nuk po filloj me bashkim dhe zhvillim policentrik. Me hartën e re territorial, Bashkia e Durrësit është 10 fishuar në sipërfaqe por kjo është një zonë e mrekullueshme për zhvillim që do ti japë Durrësit një peshë specifike të një rritje me disa herë në produktin ekonomik.  Durrësi ka një pozicion strategjik në hartën rajonale i cili lidhet me korridorin e 10-të dhe është porta hyrëse nga bregdeti në të gjithë rajonin e Balkanit lindor e perëndimor duke kaluar në vendet e perëndimit.

Zhvillimi ekonomik nga Bishti i Palles deri tek Kepi i Rodonit

Durrësi, Xhafzotaj, Shijaku, Vora dhe e gjithë pjesa e veriut të bashkisë nuk ka një unifikim shërbimesh dhe zhvillimi ekonomik. Por në fakt këtu ndodhet i gjithë potenciali burimor, natyror dhe hapsinor, për të ndërtuar atë që quhet zhvillimit ekonomik.

Ne do të shkojmë drejt zonës së veriut, pra nga Bishti i Pallës dhe deri tek Kepi i Rodonit , ku përfshihet gjiri i Lalzit. Kjo do të bëhet me konkurs ndërkombëtar. Do të rindërtojmë rrugët që do të lidhin totalisht akset e zonave të cilat sot janë rrugë që ekzistojnë por  të ndërprera në mes. I gjithë investimi i këtij projekti, që është për riparim dhe për mirëmbatje, nuk kalon në 12 kilometra. Ky nuk është një investim gjigand por një mirmëmbatje dhe rilidhje të rrugëve ekzistuese që nuk do të jenë me shumë korsi, por me dy korsi të standardeve europiane si dhe me ndriçim. Ajo që ka ndodhur deri më tani është; investime në zonën e plazhit nga Durrësi deri në Qerret ku i është bërë një Mur Berlini detit me pallate, pra që janë ndërtuar në mënyrë horizontale.

Ajo që do të bëjmë ne, në të gjitha planet dhe zhvillimet që do të kemi, do të jenë ndërtime vertikale, që krijojnë pamje në det dhe nuk lejojnë prishjen e zonës veçse investime në natyrë resorti, familjar dhe jo agresiv, që do ti japin qytetit prespektivë.

Duma: Zhvillim agroturizmit, bujqesisë dhe blektorisë

Bashkia e Durrësit e ka të nevojshme ndërtimin e portës hyrëse me veriun e kjo do të jetë ndërhyrja e madhe për ndërtimin e rrugëve kapilare që lidhin qytetin. Kjo do të prodhojë komunikimin e qytetit të Durrësit me veriun që në fund të çon tëk Rruga e Kombit.

Ne do të krijojmë bashkëpunimin e atyre që quhen zona të verdha që janë produkt agroturizmi, bujqësi dhe blektori . Do të ketë tregje rajonale dhe vitrine të produktit agroushqimor të cilat do të bëjnë bashkë turizmin, bregdetin dhe produktin e komunave të Durrësit të cilat ofrojnë shumë mundësi zhvillimi. Kodrat e këtyre komunave, që sjellin dhe bashkimin e Tiranës me Durrësin, që ne i kemi quajtur Durrana, do mirëmbahen, do të shtrohen edhe rrugët e do të shndërrohen në një ballkon për Durrësin. Pra ne do të punojmë me agroturizmin.

Duma: Do bëjmë legalizime për të ndërhyrë në Infrastrukturë

Procesi i legalizimit do të respektohet i gjithi por ne do të respektojmë atë çfarë është bërë deri më tani për të shkruar drejt një finaleje të zonës. Ne do të bashkëpunojmë hap pas hapi dhe duhet të legalizohen të gjitha sepse nuk bëjmë dot ndërhyrje infrastukturore. Nga ana tjetër, nëse aty është lartësia me 3 kate,  edhe godinat e tjera që nuk kanë atë sot, por e kanë në perspektivë, nuk do të penalizohen. Do të shkojmë drejtë zhvillimit të zonës me atë lartësi. do të zgjidhim problemin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve me projektin e Bankës Botërore prej 85 milionë dollarësh.

Duma: Stop ndërtimeve në tokat bujqësore

Përsa i përket tokave bujqësore ku edhe është ndërtuar, duhet ti behet stop ndërtimeve. Aty do të ndërhyjmë me sisteme dhe do të shkojmë drejt logjikës që nga sot e tutje toka bujqësore do të marrë vlerë.

Duma: Do ndërtojmë 3 tregje rajonale

Ne do të ndërtojmë 3 tregje të mëdha rajonale, ku do të ndërtohen në zona të përcaktuara tashmë  dhe do të vendosim dhe konceptin e tregut lëvizës që është sot  plotësisht i munguar. Bashkia do të garantojë me një fond garancie prej 30 % projektet për fermerët.

Do të ndërtojmë kulturën e administrimit  të gjithë banesave nëpërmjet administratorit të banesës si një isntitucion që do të monitorohet rreptë nga bashkia për të mirëmanaxhuar pronën e përbashkët dhe do të garantojmë pastërti dhe ndriçim në çdo lagjë që sot vuajnë një problem të madh siguri për qytetarët.

Duma: Do të trefishojmë shërbimin e pastrimit per qytetin, ,do ulim taksat

Nga ana tjetër do të trefishojmë shërbimin e pastrimit në qytet si dhe do ti japim zgjidhje problemit të mbetjeve në Porto Romano e cila është kthyer në një problem ndotje për qytetin. Durësi ka një industri të madhe riciklimi e të mbetjeve e cila sot importon lëndë të parë nga vende të tjera. do të bëjmë ndarjen që në burim të plehrave për të garantuar më shumë pastërti me anë të riciklimit. Kjo do ti shërbejë edhe punësimit. Do të dyfishojmë shërbimin e transportit publik pasi Durrësi ka shumë nevojë. dhe në bashkëpunim me privatin synojmë që brenda një periudhe të shkurtër të zgjidhim me 50 % problemin e parkimit në qytet.

Parashikon uljen në minimum të taksave bashkiake pasi sot Durrësi ka taksat më të larta se Tirana gati në dyfish më shumë dhe do të garantojmë konkurencën në qytet ku nuk do të ketë më që vetëm pak operatorë gëzojnë shërbimet.Do të rikategorizojmë taksat sepse nuk mund të paguajë njësoj bizneset si një që ka 10 veta në punë në hoteleri që e mban hapur 12 muaj biznesin dhe dikush që e hap për 3 muaj dhe me çmime 4 herë më të larta.

Le të shikojmë zonat ku ka kënetë apo kanale. Nëse ti e pastron dhe i vendos gjëlbërimin, ndriçimin, rrugën, ndryshon edhe pamja. Do të kemi portin e peshkimit dhe markatën e peshkut.

Duma: Do të risistemojmë Vollgën

Për zonën e Vollgës, do të risistemohet duke u thënë ndal këtij betonizimi dhe agresiviteti. Leshteriku do të kthehet rërë. Do të ketë zona rekreativiteti. Do të bëjmë risitemimin e zonës. Në qyteti mungon një liman druri. Të duket deti si një pjatë uji,  ndërkohe që deti duhet të jetë me varka të vocka, me limane dhe me rërë të pastruar. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mundtë bëhet dhe do i bëjmë. Nga pallati i Sportit e deri tek pjesa e vjetër e shëtitores janë menduar 7 zona që do të  rikonceptohen. Këtu janë 7 pikat nervralgjike ku qytetit që do të fillojnë e të marrin gjelbërim dhe hapësirë, pra 7 parqe në qytet.

Do ti kthejmë planin publik Durrësit në zonën e Currilave si dhe do të ristandartizojmë zonat e plazhit ku vlen të theksoj se do të ketë një monitorim të plotë të higjenës dhe pastërtisë në mënyrë që çdo turistik dhe qytetar të dijë për shërbimin që merr.

Duma: Kemi projekte per kulturën, do ndertojme kinema verore 

Do të behet rrugëtimi i vjetër i qytetit . Ne do të krijojmë një pedonale me element shërbimi druri të lehtë. Kjo do të bëhet në parneritet me privatin dhe nuk do të mungojnë kinematë verore dhe ekspozimi i arteve vizuale.  Do të lidhen bashkë 20 sitet arkeologjike në qytet me murin antik, Amfiteatrin, markatën antike dhe torrën e vogël.

Nëse e shikon zonën tek Vila, kjo është pamja që të ofrohet sot. Por me kaq pak ndërhyrje dhe i ofrojmë një ballkon qytetit për të parë detin.

Por për analistin Arjan Vasjari, në fushatë elektorale qyetarëve u ofrohen premtime, realizimi i të cilave është thuajse i pamundur.  Ndërsa për Lufti Dervishin, mospasja e një fature financiare ishte pika më e dobët e projketit Duma.

Por ka dhe një vijë të kuqe me Partinë Demokratike nëse pas 21 qershorit do të drejtojë Bashkinë e Durrësit.

Grida Duma:  Më është dhënë përgjegjësia për të kandiduar për Durrësin dhe më është thënë vetëm kaq. – Ik bëj betejën tënde se jam i sigurt për një gjë. Do të ndërtosh  staf e një grup punonjësisht që ti e di vetë se si  ta bësh. Deri tani nuk kam minimalisht asgjë që më është penguar apo më është thënë. Në programin tim nuk ka ndërhyr askush nga partia . Më vonë do të vendos gjithë dinjitetin, gjithë integritetin tim,  në peshore për këtë.  Se më tepër se kaq nuk bën dot asnjë personazh politik”

Komento