Tonight Ilva Tare “Bamir Topi, i djathti me të majtën”
23.04.2015 6:42
Përditesuar: 23/04/2015, 6:43

“Marrëveshja dhe koalicion i PS me FRD është një marrëveshje parimore”. Kështu e ka cilësuar kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në studion e “Tonigt Ilva Tare” mbrëmjen e 22 prillit 2015.

Edhe pse tashmë në koalicione me shumicën parlamentare, Bamir Topi pati edhe rezerva për këtë forcë në lidhje me kodin zgjedhor dhe me strukturimin e KQZ. Sipas tij KQZ sot është një institucion që nuk di t’i administrojë zgjedhjet.

Kreu i FRD dhe ish-Presidenti Bamir Topi tha se në këto zgjedhje janë administrative dhe jo zgjedhje politike, dhe kjo nuk duhet të ngatërrohet. Duke u përqëndruar tek Tirana, Topi tha se kryeqyteti është keqpërdorur nga të dyja palët për arsye politike.

Përsa i përket dy kandidatëve për Tiranën Veliajn dhe Kosovën, Topi dha mendimin e tij: Mbështetje për Veliajn si pjesë e koalicionit dhe i uroi suksese Halim Kosovës si një person që gëzon respekt maksimal për kreun e FRD.

Bamir Topi i qëndroi deklaratave të tij të dhënë edhe më parë, se FRD është një parti e qëndrës së djathtë, dhe identiteti me PS është i ndryshëm.

 

Pjesë nga Intervista ne Studio

Bamir Topi: Vetëm ne emer të parimeve mund të ndërtohen marrëveshje të cilat kanë shpejgimin e tyre. Kemi realizuar një seri negocitash në drejtim të FRD të ardhur nga kryeministri dhe në fund gjetëm arsye parimore për të hyrë në këtë bashkëpunim.FRD është pozivcionuar në qendrën e djathtë, vazhdon të jetë aty pa asnëj ekuivoku. Çështja e së majtës dhe së djathtës ka mbetur vetëm nëj konvecion dhe asgjë më shumë. Ku është qendra? Qëndër nuk ka. Këtu po luhet me qendërmbrojtës, nga një portë në një tjetër dhe nuk ndërtohet asnjë lojë. Loja e vërtetë është kualiteti i mesit të fushës. Këtu nuk ka mesfushë.Unë kam qenë kundër sistemit që kanë ndërtuar këta që kur isha president.

Një herë e dëmtuan politikën me ndryshimin e kushtetutës brenda një natë. Bënë një ndryshim të kushtetutës së KQZ për manipulimin e zgjedhjeve. Për një kohë KQZ mbeti si një mekanizëm antikapat.Si ka mundësi që nga një KQZ që ishte shumë i ekuilibruar, sot e kanë bërë një komisoin bipartizan partiak, që nuk ka garanci.

Problemi është që ende nuk ka një thirrje të koshiencës për të ndryshuar KQZ dhe kodin zgjedhor. Patën kohën e nevojshme që nga zgjedhjet e 2013 të ndërtonin një komision tjetër, por mesa duket edhe shumica vazhdon të jetë e kompleksuar. Kjo strukturë nuk di ti administrojë zgjedhjet,

Ne u futuëm për një arsye të forte. Patëm një ftesë nga PS ndërsa nga blloku tjetër nuk patëm ftesë madje ata donin ta shihnin FRD jashtë zgjedhjeve.”

Ilva Tare: Është për mbijetese bashkëpunimi me PS?

Bamir Topi: Jo absolutisht. Ne kemi rënë dakord, momenti më i rëndësishëm është programi jonë për shtetin dhe qytetarin. Është rënë dakord që të punohet me ekspertët tanë për ndryshimin e kushtetutës, shtetin, sistemin zgjedhor. Ne do jemi gjithmonë afër bashëkpunimit politik. E dyta që është e rëndësishem, ne jemi me identitete të ndryshme.

Ilva Tare: Sa mund ta ruani këtë identitet?

Bamir Topi: Ne jemi në këto zgjedhje jo për zgjedhje politike, por për zgjedhje administrative. Ne e kemi parë vazhdimin…dhe unë do t’i referohem Tiranës. Të dyja palët politike kanë luajtur keq me Tiranën. Unë i shkoj problemit në thelb, ç’më intereson mua që bllokohet këshilli bashkiak, çfarë i intereson qytetarit kjo.

Ne do punojmë për ato pika të programit që janë të njëjta. Ne do të shkojmë në një filozofi që është për ndryshimin rrënjësor të qyteteve që nuk duhet të jenë më suporte të politikës. Ne jemi për t’i shërbyer qytetarit. Kemi shumë projekte, e njohim Tiranën shumë mirë, por kemi kritikuar për mënyrën si është qeverisur.Tirana është përdorur për politike. Është krijaur një lloj precedent. Tirana është modeli i Zhak Shiraku, nga kryetar bashkie bëhët president.

…….

Bamir Topi: Aleanca është e panatyrshme në kuptimin politik. Ky është një koalicion atipik për çështje shumë specifike, që nuk janë interesa partiake. Në mënyrën si është ndërtuar kodi zgjedhor, gati gati  e kanë bërë të pamundur. Edhe sikur të përfshiheshim do na penalzionte kodi zgjedhor sic na bënë në Korcë.

Ilva Tare: Do jeni në koalicion edhe në 2017?

Bamir Topi:  Jo absolutisht nuk do jetë në 2017. Ky koalicion është në specifikë të këtyre zgjedhjeve. Është një marrëveshje parimore. Neve na është kërkuar të ofrojmë kandidatët tanë, por nuk kemi pranuar. Ne do të ofrojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë në 61 bashki.

Ilva Tare: Ka kuptim t’i thuhet zgjedhëzve ajde të votojmë për PS, kur ju jeni një parti e djathtë?

Bamir Topi:  Ne jemi luajalë, të gjithë simpatizantëet do të mbështesin kandidatët e së majtës. Është një koalicion qytetar.

Ilva Tare: Emancipues e quajti Rama, ku është emancipimi?

Bamir Topi: E shtrimë marrëveshjen në administrim pa ngërc.

Ilva Tare: Cila është marrëveshja reale me PS?

Bamir Topi: Kjo është nuk ka asgjë tjetër, po e zbuluat nxirreni dhe unë nuk vij më në këtë studio. Kjo vërteton një marrëveshje që nuk përbën pazar. Në varësi të votave ne do të kemi edhe pozicionin tonë në administrimin.

Ilva Tare: Ka marrëveshje paraprake apo në varësi të rezultatit?

Bamir Topi: Mbi bazën e nje luajaliteti. Nuk ka asgjë të konkretizuar.

Ilva Tare: Do ta kishit parapëlqyer një aleancë me PD?

Bamir Topi: Ftesë nuk kishte

Ilva Tare:Ju si e shpjeguat?

Bamir Topi: Kur të vinë ata këtu atëhere pyetini, është çështje e tyre.

Ilva Tare: Po nëse do të kishte ardhur ftesa?

Bamir Topi: Nuk kam asnjë artikulim për këtë përderisa nuk ka pasur një ftese, sepse mbeti hipotetike. Se cfarë ndodh tek SHQUP…nuk e di.

Ilva Tare: Një mendim për kandidatin e PS për Tiranën Erion Veliaj?

Bamir Topi: Është një zgjedhje që ka bërë PS. Nuk mund të futem në profiling e tij. mbi bazën e rregullave FRD do të mbështesë Veliajn pa rezerva

Ilva Tare: Po Kosova?

Ilva Tare: Halim Kosovën e njoh, jo thjesht politikisht, por prej vitesh. Kam mjaft respekt, qytetar. Është në të drejtën e tij të konkurojë. I uroj suksese

Komento