Tonight Ilva Tare “Fitili Maqedoni”
12.05.2015 7:24
Përditesuar: 12/05/2015, 7:25

Ngjarjet e fundit në komunën e Kumanovës në Maqedoni në të cilën pretendohet se ka 22 të vrarë por ekziston edhe një vakuum informativ, kanë qenë temë e debatit në Tonight Ilva Tare.

Sipas ish ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, zotit Arben Çejku këto ngjarje janë të sajuara dhe ndërkohë të dyja palëve në Maqedoni, palës maqedone dhe asaj shqiptare u intereson që këtë konflikt ta trajtojnë si një konflikt ndëretnik.

Arben Çejku: Pushteti maqedonas herë pas here prodhon ngjarje dhe incidente të kësaj natyre, për të furnizuar ato boshlliqe që janë tek kriza politike. Unë dua ta rikthej edhe njëherë vëmendjen sepse po shof që ka tendenca për të rëshqitur përsëri në një konfrontim etnik. Nuk jemi në momentet që ne duhet ta diskutojmë dhe ta hapim kaq shumë këtë çështje për shkak së të dyja palët e përfshira në krizën e Maqedonisë, qoftë VRMO, qoftë partitë shqiptare ndoshta janë të interesuara për ta devijuar të gjithë krizën e brendshëm drejt një konfrontimi etnik apo një problemi etnik. Problemet etnika kanë qenë dhe do të mbeten për për aq kohë sa një vend si Maqedonia nuk ka standard normale demokratike.

Edhe për ish shefin e SHISH, Fatos Klosi, këto ngjarje kanë qenë të sajuara dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët janë tashmë të shqetësuar për këto ngjarje.

Fatos Klosi: Nga intervistat e lidhura me këtë që ndodhi në Kumanovë janë vërtet të shqetësuar sepse dhe ata e kanë të qartë që ky është një inskenim dhe e ndjejnë veten edhe para komshijve shqiptarë e ndjejnë veten keq, por edhe si shtetas të Maqedonisë do donin të drejtoheshin nga një njeri që metoda të tilla i përdor si pjesë të luftës së vet për të qëndruar në pushtet.

Ish zëvëndës ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi ka vënë theksin tek reagimi i dobët i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, për këto ngjarje.

Edith Harxhi:E dini që ka më shmë se një vit që Tirana nuk ka ambasador në Shkup? Ky përbën një problem shumë të madh, sepse ne nuk jemi prezent. Lënia e ambasadës në dorën e një të ngarkuari me punë, pavarësisht sa i nderuar është i ngarkuari me punë, kjo tregon sa e interesuar është Tirana në këtë proces. Reagimet e Tiranës dhe të Prishtinës janë të vakta, por e kam fjalën për Tiranën. Në deklaratën që është bërë nga qeveria shqiptare nëse do të vini re asnjëherë nuk është shprehur fjala shqiptar.

Ndërsa për akademikun Lisen Bashkurti, 3 marrëveshjet kryesore në Ballkan për të rreglluar demokracinë multietnike po dështojnë dhe Gruevskin e sheh një lider të dështuar në të gjitha aspektet.

Lisen Bashkurti: Ballkani pas 1995 deri më sot është rregulluar me 3 marrëveshje juridike ndërkombëtare, që është akordi i Paqes së Dejtonit 1995, është marrëveshja e Ohrit 2001  dhe Paketa e Ahtisarit 2007 dhe e shndërruar në kushtetutë në qershor të 2008. Në të tre këto akte juridike ajo që është më unike është rregullimi i sistemit politike duke synyar realizimin e demokracisë multietnike. Kjo përbën të përbashkëtën. Në këtë pikë këto marrëveshja gati janë duke dështuar. Qeveria në mënyrë të vecantë Gruvesku është “Tavarish njet”, mua më kujton sovranitetin e limituar të Brezhnjevit. Është “Tavarish njet” ndaj elementit shqiptar, është “Tavarish njet” në censusin e shqiptarëve, është “Tavarish njet” në zgjedhjet demorkatike…

Komento