Tonight Ilva Tare – “Vettingu i Fatmir Xhafës”
19.09.2017 9:46
Përditesuar: 19/09/2017, 11:50

Në Tonight Ilva Tare, në Ora News, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i konsideroi sulmet e opozitës për të shkuarën e tij si sajesa.

Xhafaj sqaroi edhe rolin e tij në kohën e komunizmit, ku u shpreh se nuk ka gjykuar apo hetuar asnjëherë çështje politike.

Lidhu me kanabisin, Xhafaj pranoi se 2016 ishte viti me fenomen masiv të mbjelljes, të kultivimit të kanabisit ndersa ky është viti me mbjelljen më të ulët që nga viti 1995.

Ajo që i dha shtysë këtij fenomeni sipas ministrit të brendshëm ishte implikimi i disa fundkionarëve të policisë.

Xhafaj ftoi opozitën të marrë drejtimin e procesit të vettingut në polici si dhe u shpreh se lufta kundër të fortëve e iniciuar nga kryeministi do të jetë e vendosur.

Çështja e Klement Balilit për ministrin e Brendshëm, nuk e nderon aspak policinë e shtetit

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e ankimuar të vettingut, Xhafaj tha se kjo tashmë është një çështje e gjykuar tashmë nga kjo gjykatë

Xhafaj u shpreh se ka gati planin strategjik me 10 pika për drejtimin e Ministrisë së Brendshmë

Deklaratat me te rendesishme ne Tonight te ministrit Xhafaj 

-Nuk kam gjykuar kurrë çështje të karakterit politik
-Në këtë vit, mbjellja më e ulët e kanabisit, drejtues policie të implikuar
-Ftoj opozitën të drejtojë procesin e vettingut në polici
-Çështja e Klement Balilit nuk e nderon policinë e shtetit
-Ligji i vettingut është gjykuar njëherë, është çështje e mbyllur

-I kërkova kryeministrit të rishikonte propozimin per emerimin tim si ministër i brendshëm por nuk pranoi.

Intervista e Plote  

Tare: Ju vura re sot që ju dorëzuat rrjeteve sociale dhe hapët një llogari në Twitter?

Xhafaj:  Po, e vërtetë është. Nuk kam pasur kurrë llogari të kësaj natyre – qoftë në Twitter, qoftë në Facebook. Por me sa pashë nuk rezistoja dot më. Dhe jam i detyruar që për efekt dhe të komunikimit, transparencës me publikun, ta bëja këtë hap.

Pata rastin, me një homologun tim gjatë verës, të bisedoja për çështje që kishin të bënin me funksionin, detyrën, përgjegjësinë e Ministrit të Brendshëm. Dhe një nga gjërat që pyeti ishte nëse kisha apo jo komunikim përmes Tëitter apo Facebook-ut. Dhe një nga këshillat që më dha ishte pikërisht domosdoshmëria për ta pasur. Por dua të qëndroj deri këtu, jo më shumë.

Tare: Do të vazhdoni të qëndroni më shumë në media apo në Twitter?

Xhafaj: Do të vazhdoj të qëndroj pak në media po shumë në komunikim me publikun. Twitter do të jetë një mundësi për një transparencë shumë më të shpejtë me publikun por edhe me partnerët. Në momentet që sulmohem më shumë, çuditërisht marrë më shumë mesazhe dhe telefonata dhe nuk e di pse ndodh kjo. Sikur t’i ruaja të gjithë mesazhet do të bëhet një libër. Mesazhet e njerëzve të thjeshtë i kam ruajtur. Nuk jam viktimë e kujtimeve. Për sa i përket reformës në drejtësi po e mendoj. Kam një lloj detyrimi jo thjesht ndaj vetes por për të gjithë atyre që kanë kontribuar.

Tare: Do të jetë në një mënyrë si e keni përjetuar ju apo?

Xhafaj: Diçka mikse.

Tare: Katër muaj shkëputje nga Ministria e Brendshme ndihet sikur kanë lëvizur gjërat? Kanë dalë nga kontrolli?

Xhafaj: Nuk është çështje kontrolli, por drejtimi. Sot jam rikthyer me të gjithë përgjegjësitë e mia për ta bërë këtë punë sa më mirë.

Dokument strategjik prej 10 pika për drejtimin e Ministrisë

Tare: Keni një objektiv madhor?

Xhafaj: Nëse do ta përmblidhja në një fjali; zbatim i fortë i ligjit dhe shërbim ndaj qytetarit. Kam punuar gjatë gjithë kësaj kohe me bashkëpunëtorët e mi për përgatitjen e një dokumenti strategjik me 10 prioritete kyçe ku do të përqendrohen detyra ime. Një dokument politikash në lidhje me prioritetet, objektivat dhe politikat.

Për të shkuar tek ky dokument, i cili mund të them se është një draft i konturuar mirë, por është ende në proces,  për t’u shoqëruar me një plan veprimi dhe masat konkrete, indikatorët, përgjegjësitë, afatet dhe pritshmëritë. Nuk ka qenë punë e lehtë. Kam punuar jashtë kamerave. Kemi pasur disa takime me prokurorë që të japin përshtypje, sugjerimet e tyre, me punonjës policie të strukturave të ndryshme. Kam pasur me gazetarë të kronikës dhe investigativ dhe pa dyshim me partnerë. Kam marrë prej tyre kontribute të drejtpërdrejta për dokumentin për mënyrën se si do t’i qasemi.

Tare: Kur do të bëhet publik?

Xhafaj: Do të bëj një rikalim tek partnerët gjatë kësaj jave. Jo vetëm përfaqësuesit e tyre këtu në Tiranë, por kanë kërkuar edhe zyrat qëndrore të tyre të shprehen pasi e konsiderojnë një gjë shumë të rëndësishme. Besoj se brenda harkut të dy javëve do të prezantohet në publik dhe do të shënojë fillimin e një sërë veprimesh konkrete të rëndësishme në detyrën time si ministër por edhe të ekipit që do të punojë me mua.

Kanabisi është duke marrë fund. Mbjelljet e këtij viti janë nën mesataren e kultivimi të kanabisit nga viti 1995 deri sot

Sulmet e opozitës për komunizmin

Tare: Ju thatë se keni marrë mbështetje sa herë ju ka sulmuar opozita. Ju dhe miku juaj Gramoz Ruçi keni qenë ndër më të sulmuarit. Keni një shpjegim?

Xhafaj: Nuk është hera e parë. Ka nisur që në periudhën kur ka filluar reforma në drejtësi. Ato kanë qenë sulmet më të egra. Ka qenë një bashkim i disa grupeve interesash politikë dhe njerëzve që vinin nga biznesi për të më sulmuar politikisht por për të ushtruar edhe një lloj presioni ndaj gjithë asaj ndërmarrje të jashtëzakonshme.

Kur ndeshesh me qëndrime apo reagime të kësaj natyre, të cilat janë më shumë të karakterit personal se sa të nevojës për të debatuar apo për të shprehur pikëpamje nuk ndihesh mirë, por ky është realitet i hidhur i politikës shqiptare apo disa njerëzve që e kanë ngritur karrierën e tyre duke hedhur baltë.

Tare: A mund ta ndani për teleshikuesit se cila ka qenë e shkuara juaj në periudhën e komunizmit?

Xhafaj: Kur është ndryshuar sistemi kam qenë 30 vjeç. Kam mbaruar juridikut në 82. Kam punuar disa kohë këshilltar ligjor. Pastaj kam punuar për pak kohë hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme. E kam dhënë përgjigje publike. Në mënyrë kategorike në asnjë rast nuk kam hetuar apo gjykuar një çështje të natyrës politike. Edhe vetë koha ka qenë shumë e shkurtër. Jam sot i vetëdijshëm pse ka ndodhur gjithë kjo histori e sajuar. Janë tentuar të korruptohen apo të shfrytëzohen njerëz të caktuar për të më sulmuar politikisht. Është shumë e turpshme dhe banale. Më kanë shkruar që janë përdorur. E di shumë mirë nga ka ardhur, por kjo është e parëndësishme. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë. Por nuk ka asnjë gjë për të cilën të ndihem keq në jetë, jo thjesht përpara qytetarëve por edhe një individi të vetëm.

Tare: Kur rishikoni foton tuaj pranë diktatorit Hoxha. Si ndiheni?

Xhafaj: Bëjnë pjesë në arkivin e jetës time dhe asgjë më shumë. Argëtohem.

Sulmet ndaj të vëllait

Tare: Edhe akuza personale kanë ardhur në lidhje me vëllain tuaj?

Xhafaj: Kanë 15 vjet që më mbajnë në të njëjtin avaz. Unë s’jam marrë me familjarët e kërkujt dhe as nuk do të merrem. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, për të shfaqur përgjegjësitë e mia. Ata i shikoj si konkurrent dhe jo si armiq. Kam një lloj keqardhje sepse kur shoh nënën, kunatat, nipërit që cenohen nga gjithë kjo që për shkak të rolit tim aktiv në politikë detyrohen të mbajnë mbi vete sulme të tilla që ua vështirësojnë jetë. Është një kosto që duhet të paguaj për sa kohë ekziston kjo lloj politike në Parlament.

Do të duhet që ata të më vlerësojnë mua për atë që bëj unë, për përgjegjësitë e mia në raport me detyrat e shtetit. Nuk kanë çfarë të merren me mua. Për këtë jam krenar. Kam qenë sekretar i Përgjithshëm, kam qenë ministër i Drejtësisë, tani jam ministër i Brendshëm dhe nuk ka asnjë dritëhije. Nuk gjendet asnjë rast i vetëm në shkelje të ligjit apo çfarëdo lloj abuzimi sado të vogël.

Nishani nje ushtar politik

Tare: Kur u dekretuat, Nishani tha se nuk do ta dekretonte por nuk ia lejonte Kushtetuta.

Xhafaj: Meqenëse më pyetët, unë dua të them që unë kam respekt për institucionet sepse jam vetë zyrtarë. E respektojë vetë detyrën dhe kam respekt për institucioni e Presidentit edhe kur në atë funksion ulen njerëz që nuk e meritojnë. Në atë rast, nuk besoj se ka folur Presidenti i Republikës, por ka folur ushtari politik Bujari. Mua nuk më intereson Bujari, më intereson Presidenti

Tare: Mendoni se mund t’ia fitoni besimin opozitës?

Xhafaj: Unë nuk jam këtu për të fituar dashurinë e opozitës. Qëllimi kryesor është të fitoj besimin e qytetarëve. Nga mëngjesi deri në darkë punoj për këtë. E kam thënë edhe në Parlament, që jam shumë i gatshëm t’i shtrijë dorën opozitës për çështje në interes të qytetarëve. Natyrisht, ata kanë të drejtën të bëjnë oponencën e punës time dhe të tregojnë se si ata mund ta bëjnë më mirë. Nëse do të vendosim një marrëdhënie të qartë institucionale dhe respekti për njëri-tjetrin, absolutisht kam qenë dhe do të mbetem i hapur. Kam marrëdhënie shumë të mira me një pjesë prej tyre. Shpresoj që ata që kuptojnë përgjegjësitë që kanë si opozitë.

Tare: Pas një muaji aktivitet si ministër i Brendshëm morët komplimente nga eksponentë të opozitës për luftën ndaj kanabisit dhe lëvizjet e drejtorëve të policisë.  Mund ta keni këtë frymë komplimentesh….

Xhafaj: Nuk jam shumë i interesuar për komplimente, se sa jam i interesuar për bashkëpunim konstruktiv dhe të shëndetshëm me ta. Komplimentet t’ua lëmë qytetarëve. Edhe në atë raste kur janë shprehur kanë qenë dalje jashtë kontrolli nga vija e Partisë Demokratike.

Tare: Mund t’ju komplimentojnë sërish?

Xhafaj: Me gurë dhe baltë nuk kam parë.

Tare: Për t’iu rikthyer prapë luftës kundër kanabisit. Ministri Demiraj ka thënë se lufta ndaj kanabisit ka qenë rezultative….

Xhafaj: Ka thënë disa të vërteta që shkojnë për kundër deklarimeve zyrtare të PD, por besoj se kanë qenë të sinqerta të një njeriu që e njohu realitetin nga afër.

Kanabisi eshte duke marre fund

Tare: Kryeministri ka thënë se ky do të jetë viti që do të marrë fund kanabisi?

Xhafaj: Është një realitet. Është duke marrë fund.

Ilva Tare: Pyetja e fundit për këtë pjesë, sepse dua të hyjë në çështjet e Ministrisë së Brendshme. Kur u dekretuat për herë të parë Ministër i Brendshëm, Presidenti i Republikës në atë kohë Bujar Nishani foli në konferencë dhe tha se të ishte për të nuk do të ishte dekretuar, por nuk ja lejonte kushtetuta ta bënte këtë. Si e vlerësoni këtë qëndrim?

Ministri Xhafaj: Meqenëse më pyetët, unë dua të them që unë kam respekt për institucionet sepse jam vetë zyrtarë. E respektojë vetë detyrën dhe kam respekt për institucioni e Presidentit edhe kur në atë funksion ulen njerëz që nuk e meritojnë. Në atë rast, nuk besoj se ka folur Presidenti i Republikës, por ka folur ushtari politik Bujari. Mua nuk më intereson Bujari, më intereson Presidenti

Tare: Kryeministri ka thënë se ky do të jetë viti që do të marrë fund kanabisi?

Xhafaj: Është një realitet. Është duke marrë fund.

Tare: Sa realist është premtimi i kryeministrit për kanabisin

Xhafaj: Mendoj që ka qenë një premtim goxha i rëndësishëm dhe sot mund të themi që ky është një premtim i mbajtur.

Ka ndodhur dy herë kjo histori, në 2015 kur filluam të flisnim për reformën në drejtësi, një pjesë ishin skeptikë, ka ende dhe sot.

Në mars të këtij viti kur deklarova vullnetin e qeverisë se me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm do ti jepej fund historisë së kanabisit pati shumë skeptikë, por më përfolën edhe në media. Sot është një realitet konkret. Mbjelljet janë nën mesataren e e kultivimit të kanabisit nga 1995-deri sot

Janë 32 300 bimë kanabis të identifikuara. Është shifra me e ulët në këto vite. Janë 228 raste të evidentuara që po ndiqen. Në pjesën me të madhe janë arrestuar kultivuesit. Ndërsa trafiku është histori tjetër. Te kultivimi rastet janë pozitive.

Tare: Janë kapur kultivuesit?

Xhafaj: Në shumicë po…. në pjesën më të madhe dërrmuese të tyre, përgjithësisht po

Tare: Flasim sërish për fermerët fakir apo kokat që e bëjnë.

Xhafaj: Jo ka pasur edhe … Po flasim për kultivim. Trafiku i kanabisit dhe përgjithësisht i drogës është histori tjetër. Në rastet e kultivimit rezultatet janë vërtetë pozitive. Janë vërtetë pozitive. Janë vërtet shumë pozitive dhe Shqipëria besoj që me rezultatet që do të bëhen publike shumë shpejt, besoj që do t’i japi të drejtë gjithë kësaj çfarë ne kemi deklaruar dhe kemi bërë gjatë gjithë këtij vitit. Dhe natyrisht këtu, Policia e Shtetit ka një meritë të veçantë.

Ne 2016 kultivimi i kanabisit ishte masiv. U rrit oferta ne tregun europian

Ilva Tare: Çfarë ndodhi që u kultivua kaq pak?

Xhafaj: Mendoj që në 2016-n pati një fenomen masiv të mbjelljes, të kultivimit të kanabisit që është rezultat i disa arsyeve.

Së pari, mungesë vëmendjeje ose një lloj po e them, u quajt e kapërcyer kjo me goditjen e veçantë që iu dha çështjes së kanabisit në Lazarat dhe në Dukagjin. Përgjithësisht strukturat u gjendën të papërgatitura për këtë çyshtje. Nga ana tjetër u rrit shumë oferta në tregun europian për kanabis. Dhe ajo që do ta konsideroja një gjë shumë të dëmshme dhe faktin që një pjesë në këtë proces, një pjesë e policisë u implikua.

Kjo bëri që edhe policia mos kishte forcën e duhur për të reaguar. Ishte nje realitet që u pa me shumë përgjegjshmëri nga qeveria.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posaçëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si një çështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posacëm kundër kanabisit. U morën një sërë masash të rëndësishme gjatë këtij viti. Nuk është vetëm çështje e vullnetit politik, kjo është edhe një çështje organizimi, koordinimi dhe përgjegjësie më të madhe të strukturave përkatëse të angazhuara në këtë proces, të Policisë në radhë të parë. Dhe po ju them ajo çka ishte ndryshe, ishte një kontroll shumë më i mirë i territorit dhe i strukturave të Policisë në terren.

Një monitorim shumë më eficient i aktivitetit të veprimtarisë së këtyre strukturave. Një kombinim më i mirë i punës dhe përgjegjësisë që ka Policia dhe strukturave Vendore, përfshi dhe deri drejtuesit administrativë në territor apo shërbimet e tjera të shtetit që ushtrojnë aktivitetin në territor, siç janë ata që merren me pyjet, me mjedisin etj. etj. E gjithë kjo mendoj se ishte një kombinim masash institucionale, organizative dhe policore, të cilat dhanë këtë rezultat.

Unë besoj që në fund të tetorit të kemi rezultatin zyrtar të këtyre agjencive mbi situatën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.  Deri atëherë duhet të presim se cili do të jetë ky rezultat. Nuk besoj që do t’i vërsulen. Ndoshta do të ketë dhe nga ata që tani, kësaj radhe siç u vërsulën për Reformën në Drejtësi apo ambasadorit amerikan dhe ambasadorit të BE-së, tani do t’i vërsulen Qeverisë Italiane dhe Brukselit për monitorimin e kanabisit në Shqipëri.

Tare: Në çfarë niveli arriti implikimi? Ishte në nivele të ulëta, policë të thjeshtë apo nivele të larta? Shkonte deri tek drejtorët?

Xhafaj:  Padyshim edhe te drejtues të niveleve të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Tare: Çfarë ndodhi me ta?

Xhafaj: Unë di që ka pasur dhe ka çështje Prokuroria. Unë di që ka çështje që i ka nisur kryesisht por dhe që janë referuar. I takon Prokurorisë të flasë.

Tare: Nuk kemi dëgjuar të ketë ndonjë procedim?

Xhafaj: Ky është një problem që edhe mua më shqetëson. Kjo është realisht një problem, shpresoja që prokuroria të kishtë lëvizur më mirë në këtë aspekt.

Xhafaj: Ka raste kur kultivuesi dhe trafikuesi jane të lidhur

Tare: 228 raste që po ndiqen janë fermerë apo edhe persona që janë marrë me trafikim?

Xhafaj: Ka një shkëputje mes atyre që kultivojnë dhe atyre që trafikojnë, por ka raste që ka edhe lidhje mes atyre që kultivojnë dhe atyre që trafikojnë.

Unë jam i vetëdijshëm se ne kemi goditur fort aspektin e kultivimit në nivel territori, por ende nuk i kemi agresuar fort grupet kriminale që merren me çështjet e trafikut të kanabisit.

Xhafaj: Jemi përgatitur për tu përballur me kriminelët

Tare: Jeni i vetëdishëm për problemet që mund të shkaktojë përballja me këto grupe kriminale, përplasje të forta?

Xhafaj: Përplasje të forta në çkuptim?

Tare: Me policinë e shtetit, me shtetin, flasim për grupe kriminale të mirëorganizuara, të pasura…

Xhafaj: Unë kam lindur dhe rritur në një qytet që nuk e ka problem përballjen, por pa dyshim që po. Kjo është një nga arsyet që vettingu synon të pastrojë policinë dhe pjesa e shëndetshme të forcohet për ti bërë ballë një përballje të tillë me struktura kriminale.  Ne jemi të vetëdijshëm që do të jetë një betejë e forë dhe jemi përgatitur për këtë gjë. Por të jeni të bindur që do të ketë rezultate konkrete.

Ilva Tare: Po magazinimi, në ç‘gjendje është? Dmth ka ende rezerva të mëdha, sepse Italia duket se po jep herë pas here alarmin, 4 tonë u kapën pak ditë më parë, në një jaht që kaloi nga Shqipëria…

Xhafaj: Tani duhet të ndajmë një gjë, pjesa e krimit që operon në këtë sektor, do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e vetë dhe në asnjë rast nuk kemi thënë dhe nuk e themi që kjo do të jetë një gjë e lehtë. Është një gjë e vështirë dhe për sa kohë që edhe bota e krimit në këtë fushë është sofistikuar dhe ashpërsuar. Padyshim që kjo do të jetë një betejë që do të zgjasë dhe do të ketë një sërë përballjesh në këtë aspekt

Radarët, Xhafaj: Garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje

Si është situata me radarët?

Xhafaj: Është një gjë që nuk e njoh në detaj. Në ditët në vijim do të merrem me këtë. Do të ketë një investigim të plotë, dhe me faktet e bëra publike, për të kuptuar se kush është problemi dhe si dot a zgjidhim atë. Dhe më pas personat përgjegjës të ndëshkohen. Qeveria ka marrë masa për ta fuqizuar pjesën e këtij shërbimi. Këtu ka prani të shtuar të partnerëve në kontrollin e hapësirës detare.

Rikthimi vizave?

Xhafaj: Nuk ka një qëndrim zyrtar qoftë të palës franceze që e njof shumë mirë sepse kam qenë prezent në vizitën e ministrit të Brendshëm, qoftë të palës holandeze që unë jam në dijeni që kjo çështje të lidhet me regjimin e vizave.

Tare: Pra nuk ka panik?

Xhafaj: Në dijeninë time jo

Tare: Po flisnim për rrezikun e kthimit të vizave për shkak të kriminalitetit jashtë kufijve.

Xhafaj: Thelbi i letrës është një vlerësim pozitiv për atë që jemi duke bërë. Së dyti për vizionin që kemi përmes çfarë kemi parashikuar dhe së treti për çfarë ata angazhohen të bëjnë. Mbështetje në logjistikë, asistencë dhe ekspertizë. Unë kërkova që të jenë dy ekspertë britanikë për të na asistuar njëri kundër krimit dhe tjetrit për akademinë dhe policinë shkencore. Do të ketë një përfaqësues të lartë nga FBI, i kam kërkuar palës gjermane.

Tare: Me fillimin e SPAK-ut nuk do të jetë e nevojshme.

Xhafaj: Nuk zbehet roli i policisë edhe pas krijimit të SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit.

Tare: Në dijeninë time nuk ka asnjë nga këto vende që ta ketë hedhur në tavolinë idenë e kthimit të vizave, por kanë kërkuar hapa të veçantë në luftën kundër kriminalitetit.

Tare: Për tunelet e ushtrisë me kanabis?

Sistem monitorimi online per lipat qe lidhen me kanabisin

Xhafaj: Nuk e përjashtoj që ka raste që mund të jenë depozituar por besoj që forcat e policisë kanë qenë posaçërisht të kujdesshme edhe në objektet e kësaj natyre. Nuk e përjashtoj që mund të ketë por nuk bëhet fjalë për fenomen masiv. Këtë e them me përgjegjësi. Ne kemi ndërtuar një sistem monitorimi online të të gjithë pikave që lidhen me kanabisin, i cili monitorohet në mënyrë permanente.

Mos arrestimi i Klement Balilit nuk e nderon policine

Tare: Çfarë po bëhet me arrestimin e Klement Balilit?

Xhafaj: Me të thënë të drejtën, në qoftë se ka një gjë që nuk e bën të ndihet mirë policinë e shtetit ky është një ndër rastet. Besoj nuk e nderon policinë e shtetit dhe jo vetëm policinë por edhe agjenci të tjera që janë angazhuar. Kam pasur angazhim intensiv dhe kemi diskutuar me ta dhe partnerët dhe besoj do të bëjë pjesë në ato çështje që do të vendosë në tavolinë dhe nuk besoj se do të jetë një nga ato çështje që do të mbetet e pa zbuluar që do të duhet të ketë vëmendjen time për të orientuar strukturat e policisë.

Tare: Është në Shqipëri apo i arratisur?

Xhafaj: Një javë kam që jam në detyrën e ministrit.

Tare: Ka përgjegjësi policia?

Xhafaj: Pa dyshim që ka përgjegjësi.

Tare: Flas për dekonspirim operacionesh

Xhafaj: Në këtë fazë jo! Besoj! Janë çështje që janë në hetim.

 Xhafaj rrëfen paktin me gruan e tij përpara se të bëhej ministër

Tare: Ishte vendimi vështirë për të pranuar ministri i Brendshëm?

Xhafaj: Po më dëgjon bashkëshortja tani dhe…Shumë i vështirë.

Tare: Sdua të krijoj problem familjar. Nuk besoj se ka qenë vendim i lehtë duke pasur parasysh gjtihë këto reforma që po na diskutoni sot.

Xhafaj: Absolutisht. Dhe kishim bërë një pakt që unë do ta mbyllja këtu, pas reformës në drejtësi dhe ky mund të ishte mandati i fundit për ta  mbyllur

Tare: Keni shkelur paktin e bashkëshorten apo e bindët?

Xhafaj: Fillimisht ishte debati i parë në mars, ishte debat shumë i vështirë. Edhe për mua ishte e papranueshme por ashtu erdhën rrehanat, partnerët, kryeministri, gjithë kolegët. Thanë që të rrinim disa muaj sa të mbyllej kjo punë. Më vonë ishte një diskutim i gjatë dhe përgjithësisht nuk ka qenë as ajo dhe as fëmijët nuk kanë qenë shumë pro këtij hapi. Kishte arsye të ndryshme, një lloj reflektimi nga ana ime. Dua të them një gjë, ka pasur disa ditë që doja të shkoja tek kryeministri dhe ti thoja që falemiderit por deri këtu ishte. Pastaj erdhën sulmet dhe nga një fshat nga ku jam unë sa më shumë të sulmojnë aq më shumë drejtohesh.

Tare: E keni përmendur dy herë sot, na e thoni emrin e fshatit se nuk është sekret, përkundrazi vlonjatët krenohen?

Xhafaj:  Vlonjat jam, dihet ajo që jam nga Vlora pasi kuptohet që në zë dhe jam krenar që jam nga ai qytet sepse kam marrë disa cilësi shumë të mira dhe u jam mirënjohës këtyre njërëzve për edukatën dhe shumë gjëra të tjera. Siç po thoja intensifikimi, gjithë ai presion bëri efektin e kundërt. Isha nisur për ti thënë jo, thjesht shkova dhe i thashë që edhe nëse e rishikon nuk mërzitem, përkundrazi do isha më i qetë. Por ai nuk e rishikoi vendimin e tij.

Tare: Por nuk e keni prishur harmoninë familjare për shkak të këtij vendimi?

Xhafaj: Jo, është një nga gjërat më të mira që kam kështu që nuk mund të ndodhi. Por gjithsesi ajo mbetet një kritike e fortë për atë çfarë unë bëj, edhe gjatë reformës edhe tani. Natyrisht nuk është shumë e qetë pasi detyrohem të punoj 16 orë, 12 orë është minimumi, është shumë mirë kur konsiderohen 12 orë në punë në ditë.

Tare: Duket si ditë e mirë?

Xhafaj: Po, kur shkoj në orën 21:00-22:00 është ditë e mirë, është sukses për të pasi kam shkuar herët. Jemi të detyruar të privohemi nga shumë gjëra në jetë por kjo është një gjë që e kemi marrë përsipër dhe duhet ti shkojmë deri në fund tani, asgjë tjetër.

 

Komento