Tonight Ilva Tare “Vrasja e paralajmëruar e gjyqtares”
05.09.2017 11:22
Përditesuar: 05/09/2017, 11:29

Tonight nisi sezonin e 7 ne Ora News. Aktualiteti, politika dhe politikeberesit dhe pasojat e veprimeve të tyre në jetën e shqiptarëve janë thelbi i debateve në këtë studio.

Sonte mund ta fillonim me politikë të pastër, me drejtësinë ende në kaos apo vettingun e saponisur.

Zgjodhëm ta çelim siparin e këtij sezoni me historinë tronditëse të Fildes Hafizit, që i ka të gjitha brenda, padrejtësinë, mosfunksionimin e institucioneve, mungesën e filtrave që duhet të mbronin gratë e dhunuara, dhe të ardhmen që i pret fëmijët e lënë jetim.

Fildesi ishte një grua si të gjitha gratë në Shqipëri. Gjyqtare, me dy fëmijë dhe karrierë profesionale. Fati e deshi që të martohej me një burrë që do t’i merrte jetën me plumb në kokë.

Fildesi ka historinë e saj të ndryshme nga ç’e kanë patur gratë e tjera rreth 1372 me të njëjtin fat si ajo, qe kane kerkuar mbrojtje nga Janari deri tani. Keto gra në fund rrezikojne te kene një të përbashkët: Një burrë vrasës që u nderpret ëndrrën e jetës.

Fildesi nuk ishte më e rëndësishme se të gjitha gratë e tjera që nuk jetojnë më, por gjyqtarja që për ironi të fatit, nuk vendosi dot drejtësi as për vete, ishte pasqyra më e kristaltë e dy dështimeve të shoqërisë: Dhuna dhe Padrejtësia.

38 vjecarja ishte dëshmorja e radhës se Shqipëria po lëngon për drejtësi, se shoqëria nuk po gjen paqe, se dhuna është ende, një mjet zgjidhje.

Fildesi është shembulli se vetingu në drejtësi nuk mjafton, sepse arroganca e politikanëve nxorri një ligj për të falur ekzekutorin.

Kush thote se Fildesi po merr vëmendje më shumë se ç’duhet, gabon. Në fakt duhet folur edhe me shume, sepse Fildesi nuk duhet të jetë e radhës deri kur dikush tjetër në një cep të Shqipërisë, të shkrepë pistoletën sërish.

Të ftuar në studio: Eni Çobani, Majlinda Bregu, Saimir Visha, Gazment Bardhi.

 

 

Komento